Një zyrtar i Qeverisë së Australisë i cili ka takuar vajzën e presidentit Donald Trump, Ivanka Trump, ka rezultuar pozitiv
Një zyrtar i Qeverisë së Australisë i cili ka takuar vajzën e presidentit Donald Trump, Ivanka Trump, ka rezultuar pozitiv pasi është testuar për koronavirus, raporton Gazeta Express.
Bëhet fjalë për ministrin Petter Duton, i cili ka takuar edhe një disa persona të tjerë që ishin bashkë me vajzën e Trump.
Vetë Duton përmes një njoftimi zyrtar ka konfirmuar se ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
“Këtë mëngjes jam zgjuar me temperaturë dhe me fyt të tharë”, ka shkruar ministri australian Peter Dutton, mëngjesin e së premtes.
Ai ka treguar se ka kontaktuar menjëherë Departamentit e Shëndetësisë së Queensland dhe është testuar për COVID-19, derisa ka marrë më pas konfirmimin se ka rezultuar pozitiv.
Dutton tutje ka thënë se ndjehet mirë dhe se për çdo risi do të njoftoj.
Ministri australian ka rezultuar pozitiv me koroanvirus 9 ditë pas takimit që ka pasur me vajzën e Trumpit, Ivankën dhe të tjerë zyrtarë që kishin takuar gjatë një udhëtimi në SHBA.
Për këtë takim vet Dutton kishte publikuar edhe një fotografi ku shihej afër vajzës së Trump dhe këshilltarit Kellyannë Conway.
Ndërkohë përveç vajzës Ivanka, edhe presidenti Donald Trump është takuar me një delegacion nga Brazili. Një nga anëtarët e atij delegacioni ka rezultuar pozitiv me koronavirus./GazetaExpress/