Njeriu i Angela Merkel paralajmëron në OKB: Ndryshimi i kufijve, i rrezikshëm

Edhe njëherë Gjermania del kundër ndryshimit të kufijve. Njeriu i Angela Merkel, Ambasadori gjerman në OKB, Christoph Heusgen, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit ka thënë se ndryshimet e kufijve në Ballkan janë ide shumë të rrezikshme.

Duhet thënë se Heusgen, ka qënë këshilltari kryesor i Merkel për Politikën e Jashtme për 10 vjet. Duke folur për zgjidhjen finale mes dy shteteve, Heusgen tha se marrëveshja finale nuk duhet të përfshijë kufijtë në Ballkan.

”Asnjë marrëveshje në Bruksel nuk flet për ndryshimin e kufijve, ne në Gjermani mendojmë se këto ide nuk i kontribuojmë zgjidhjes. Këto përpjekje janë të rrezikshme dhe e destabilizojnë regjionin”, ka thënë ambasadori gjerman në OKB.

Ai ka kritikuar shtetin serb për lobimin kundër Kosovës, duke thënë se në këtë formë po tregojnë se nuk e duan anëtarësimin në BE. Heusgen vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë e vlerësoi si të drejtë. ”Ju po e goditni vetën me këmbën tuaj, duke lobuar që vendet të tërheqin njohjen e Kosovës. Unë kam menduar se Serbia dëshiron anëtarësimin në BE”,-deklaroi ambasadori gjerman.

Ai në fund kërkoi që vendimi për taksën të tërhiqet, pasi i kontribuon zhvillimit ekonomik në Ballkan.

SHKARKO APP