Ngjela: Fati nuk mund të parashikohet…

Nga Spartak Ngjela-

Kudo flitet për të ardhmen sot në Shqipëri, por në shoqërinë aktuale, ka edhe një makth për të tashmen.

Sigurisht që makthi nuk është një fenomen i përgjithshëm, por, për faktin që ekziston qoftë dhe si fenomen i izoluar, i dëmton ata që e mbartin.

Në të vërtetë, është besimi te fati që i shtyn njerëzit të mendojnë për një ardhmëni abstrakte në favor të lumturisë së tyre.

Këtë defekt shoqëror shfrytëzoi edhe komunizmi në Shqipëri, derisa vendosi tiraninë absolute.

Por, mendimin më të saktë për fatin na e ka dhënë Winston Churchill, kur tha: “Është gabim të shohësh shumë-shumë larg. Vetëm një hallkë të zinxhirit të fatit mund të zotërosh në një kohë të caktuar”.

Kjo është filozofia e prezentit, apo e kohes së tashme.

Ne kemi në njohje vetëm të kaluarën, sepse në çdo çast që kalon, e tashmja bëhet e shkuar. Kurse e ardhmja nuk ekziston dot si fakt.

Po fati?

Por, pikërisht këtu, vjen dhe lind mendimi për fatin.

Kurse Churchill na tha se ne kemi vetëm një hallkë të shkurtër të zinxhirit të së tashmes, të cilën mund ta zotërojmë.

E pra, ky segment i shkurtër, vetëm ky duhet zotëruar për suksesin tënd.

Suksesi i kësaj hallke është gëzim, por mund të jetë edhe para, por mund të jetë edhe një shtysë për krijimin e një vepre arti, për ata që kanë talent.

Prandaj…

E tashmja, duhet shfrytëzuar. Pritja e një të ardhmeje të lumtur që nuk mund të njihet apo nuk mund të provohet, quhet fat.

Fati nuk mund të parashikohet…

SHKARKO APP