Noka në Kuvend: Në Durrës sapo ra një avion i vogël me drogë
Ashtu siç ishte paralajmëruar seanca e sotme plenare në Kuvend do të “pushtohet” nga debatet për situatën e narkotrafikut.
Lidhur me këtë çështje deputeti Flamur Noka sapo ka denoncuar në Kuvend: Shkoni në Durrës sapo ra një avion me hashash në Ishëm.
“Do të flas më vonë gjatë e gjërë dhe për drogën, hashashin, lidhjet dhe trafikun, për të gjitha që kanë të bëjnë me Dibrën dhe ndikimin në rezultat. Javën e kaluar kryeministri tha se nuk ka drogë e hashash. Vazhdimisht po e mohoni. Shkoni pak në Durrës, sapo ra një avion i vogël i ngarkuar me hashash. Sapo, çështje 2 minutash është rrëzuar një avion tjetër në Ishëm. Qielli i Shqipërisë, në vend që të mbushet me avionë të transportit të qytetarëve është mbushur me mushkonja të transportit të drogës. Provën e keni në Durrës”- tha Noka.
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=sNYvBILEiDY&feature=em-uploademail” width=”560″ height=”315″]
Deklarata u be ne orën 11: 50.

Ne foto: Ministri Tahiri në Kuvend pas deklaratës së Flamur Nokës që në Durrës sapo ra një avion i vogël me drogë
KOHA JONË SONDAZH

