Noka: Pazaret e drogës do kenë viktima shumë shpejt

Në komisionin e Sigurisë, deputeti demokrat Flamur Noka paralajmëroi sot se pazaret e drogës do kenë viktima, dhe pasojat do jenë të shpejta

Ai tha se policia është e përfshirë në mbjelljen e kanabisit dhe se përplasjet për pazaret e drogës ku janë të implikuara edhe segmente të shtetit do të sjellin viktima.

“Nuk ka parcelë që nuk monitorohet nga punonjës policie të armatosur. Kam parë në Dibër shefin e komisariatit që kërcenonte qytetarët se kërkonin ujë për të vaditur arat, sepse ujin e donte për hashashin. Pazaret e drogës do kenë viktima, dhe pasojat do jenë të shpejta. Këtë e bën vetëm Edi Rama”. Noka është shfaqur edhe si dëshmitar i asaj që ka parë në Dibër. “Policia vjel taksën 30%. Policia gjen farën, ka dhënë kontribut në mbjellje tani edhe në vjeljen. Kam parë Agën që kishte mbjelle 12 dynym në fshatin e vet. Keni çuar policinë në parcelat që s’kanë paguar 30%. Kush paguante nuk e preknit. Ky është shteti që po ndërtoni, është shtet kriminal”- theksoi ish-ministri.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?