
Në mbledhjen urgjente të Kryesisë së Partisë Demokratike të mbajtur këtë mbrëmje pas dënimit me një vit burg të deputetit Ervin Salianji, sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka thotë se kryesia e PD vendosi: “Protesta në çdo qark, bllokim aksesh rrugore, bllokim portesh e aeroportesh”,–ka deklaruar Noka. Po ashtu mësohet se në kryesi është kërkuar edhe bllokimi i universiteteve. Protestat pritet të zhvillohen brenda 10 ditëve të ardhshme.