FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Noka, Ramës: I thoshe Vuçiçit ‘i dashur Aleks”, pse nuk i kërkove llogari për Haradinajn

Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë dhe provokimet e shpeshta të kësaj të fundit kanë qenë shkak për replika dhe akuza në Kuvend.

Opozita i ka kërkuar llogari maxhorancës dhe kryeministrit Edi Rama për reagimet që ka pasur ndaj ngjarjeve të fundit, siç ishte arrestimi i kreut të AAK-së, ish-komandantit të UÇK-së, Ramush Haradinaj si dhe nisja e trenit nga Serbia për Mitrovicë.

Deputeti demokrat Flamur Noka ironizoi kryeministrin dhe miqësinë e tij me kryeministrin e Serbisë Aleksandar Vuçiç duke kërkuar një qëndrim të Shqipërisë mbi rastet e fundit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kursejani batutat me cinizëm kur është fjala për Kosovën. Siç tha edhe kolegia Topalli keni mbajtur 3 orë fjalime dhe nuk u fol për çështjet që duhet. U arrestua Haradinaj, një luftëtar që vjen nga një familje që ka derdhur gjak për Kosovën, kryeministri reagoi me vonesë me 2 rreshta në Facebook. Kur takohej me Vuçiç i thoshte ‘i dashur Aleks’, pse nuk e mori në telefon t’i thoshte i dashur Aleks tërhiqni urdhër-arrestin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Muri i Mitrovicës prej kohësh kishte filluar të ndërtohej, faktori mbarë kombëtar po reagonte, kryeministri nuk doli të thoshte gjysmë rreshti. Po flasim për çështje shumë madhore. Duhej të dilte e të thoshte ky është qëndrim i Shqipërisë, jo të dublonte Kosovën. Ai treni që u quajt elektoral ishte tren ogurzi dhe do quhej territor i Serbisë nëse do hynte. Teoria e Serbisë së madhe po qarkullon të në gjitha qarqet kurse ne rrimë këtu”, deklaroi Noka.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?