Noka takim me aleatët e PD-së, zbardhet qëllimi i mbledhjes
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka zhvilloi këtë të premte një takim pune me aleatët në lidhje me ecurinë e fushatës dhe bashkërendimin e punës për të maksimalizuar fitoren.
Noka nënvizoi frymën fituese që është krijuar nga zbritja në terren dhe parashtrimi i programit të Aleancës për Shqipërinë Madhështore nga Berisha.
Qëllimi i takimit ishte koordinimi i punës në terren, përcjellja e koordinuar e mesazhit politik. Përqëndrimi në përdorimin e rrjeteve sociale me degët e partive aleate në diasporë, me qëllim masivizimin e votës nga shqiptarët jashtë atdheut.
Nga ana tjetër në bashkërendimin e aktivitetit në median sociale, si domosdoshmëri e kohës në komunikimin me publikun.
KOHA JONË SONDAZH

