Nora Malaj: Një nga ditët më të bukura, votimi ishte masiv!
Kandidatja për deputete e LSI në Tiranë, Nora Malaj ka folur për votimin dhe numërimin elektronik tek Njësia Nr. 10 në Tiranë. Ajo është shprehur se 25 prilli ka qenë një nga ditët më të bukura të saj, për shkak të pjesëmarrjes masive në votime.
‘”Me gjithë produktin që ka, po procedohet në rregull. Është proces i avashëm se pajisjet janë dhe të kushtueshme, duan kujdes. Edhe komisionerët dhe vëzhguesit, përfaqësuesit janë pjesëmarrës. Mendoj që për 1 orë përfundon dorëzimi i materialit, më pas në orën 8 hapet procedura, shumë e shpejtë, do të jetë rezultat online.
Edhe vetë votimi ka qenë online, që ishte shumë interesant, shumë praktik, i thjeshtë për të rinjtë, i vëeshtirë për të moshuarit. Ajo që kam unë, ka qenë një nga ditët më të bukura, votimi ka qenë masiv, qytetar, ka pasur jo vetëm qytetar 18 vjeç e sipër, por të rritur, familjarë të rinj ishin me fëmijët e tyre, rrallë e kisha parë këtë skenë, masivitet që qytetarët kishin nevojë.
Të gjitha qendrat ishin të mirëmenaxhuara. Ka pasur partonazhistë që kërkonin ta kryenin detyrën në raste ekstreme. Situata të kalueshme dhe të reklamuara”, deklaroi Nora Malaj për Balkanëeb.
KOHA JONË SONDAZH

