”Nuk e propozova unë”, Rama: Bajram Begaj kryetar që rrezaton mirësinë për shtetin shqiptar
”Rrezaton atë normalitet, atë qytetari dhe atë mirësi për të cilën kanë nevojë sot qytetarët”, tha kryeministri Edi Rama kur dha emrin e Gjeneral Major Bajram Begaj si kandidat për President. I pyetur nëse e ka propozuar vetë Rama këtë kandidaturë, u shpreh se jo.
”Shefi i Shtabit të Përgjithshëm është një ndër kandidaturat e propozuara nga grupi i PS. Unë nuk kam qenë një nga propozuesit. Ishte një diskutim tërësisht i hapur me një frymë pozitive dhe sens përgjegjësie gjë që kemi nevojë në mbledhjet tona të brendshme.
Më vjen keq që shumë njerëz brenda PS duke nga Sekretari i Përggjithshëm u zhgënjyen pozitivisht. Do ta telefonoj dhe do të kem një takim sonte me të nëse ndodhet në qytet”.