“Nuk ka asnjë zyrtar të lartë të dënuar për korrupsion”
Duke folur gjatë Forumit Kombëtar kundër Korrupsionit, Rauning tha se strategjia kundër korrupsionit është me shumë rëndësi, por strategjitë janë pa rezultat nëse bëhen pa mjetet e duhura. Sipas Ambasadorit Raunig, perceptimi për korrupsionin në Shqipëri është ende i lartë. Ambasadori Raunig theksoi se, nevojiten veprime më energjike për të luftuar korrupsionin
Sipas tij, 11% e PBP-së është përdorur nga publiku për të paguar rryshfet. Ambasadori i OSBE u shpreh gjithashtu se, do të nisë një projekt i ri për luftën ndaj korrupsionit. Në këtë Forum të organizuar nga Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore dhe Koordinatori Kombëtar kundër Korrupsionit, Bledi Çuçi, Ministrat e kabinetit qeveritar do të shpalosin një bilanc të arritjeve dhe punës së bërë për të luftuar fenomenet korruptive.