“Nuk kishte një takim Rama-Merkel, por një mesazh për qytetarët shqiptarë”

Kryetarja e Lëvizjes Rinore për Integrim, Floida Kërpaçi e ftuar në Report Tv ka folur mbi zhvillimet politike. E pyetur nëse mund të ketë sërish një marrëveshje si e 2017, ajo u shpreh se marrëveshjet e fshehta nuk i shërbejnë qytetarëve dhe problemeve të tyre. Kërpaçi u shpreh se duhet një dialog i hapur dhe transparent.

Pyetje: Më 17 dhe 18 tetor është një vendim i rëndësishëm nga KE për hapjen e negociatave për Shqipërinë. Nëse Shqipëria e merr atë dritë jeshile që besoj dhe ju e dëshironi pavarësisht gjithë kritikave, është kjo një farë anashkalimi i të gjitha atyre që ka denoncuar opozita?
Kërpaçi: Hapja e negociatave është një gjë qe ne të gjithë si qytetarë shqiptarë e duam sepse në fund të ditës ne jemi qytetarë të vendit tonë dhe hapja e negociatave do të thotë më shumë mirëqenie ekonomike për familjet, më shumë prosperitet dhe një mundësi më shumë për vendin tonë. Por që të hapen negociatat duhet që të jenë përmbushur disa detyra, që nuk duken se janë përmbushur dhe po të analizojmë pak takimin e djeshëm të Ramës me Merkelin unë mund të them edhe nga burimet e mia se nuk ishte një takim dhe në atë takim nuk është se u diskutua diçka me z.Rama sepse diskutimi me z.Rama u mbyll në 19 prill të 2019 ku iu dhanë detyrat që duhet të plotësonte. Por ishte një mesazh nga kancelaria Merkel me shumë diplomaci finese drejtuar qytetarëve shqiptarë për ti treguar se ka ardhur koha për të ndryshuar drejtuesin, se ka ardhur koha që të plotësohen detyrat, të cilat janë të përcaktuara, duhet që të ketë drejtues të përgjegjshëm dhe duhet që qytetarët shqiptarë ta marrin vetë fatin e vendit në dorë. Kështu që unë mendoj që mesazhi ka qenë shumë i qartë për të gjithë qytetarët shqiptarë që tashmë duhet të tunden përballë kësaj situatë, të ndryshojnë drejtuesin sepse vetëm me drejtues të përgjegjshëm detyrat mund të plotësohen dhe ne mund të jemi më afër integrimit evropian. Me drejtues të papërgjegjshëm që e çojnë vendin në këtë situatë ku jemi sot padiskutim që askush nuk mund të na japë asgjë falas dhe lëmoshë. Por është detyra jonë dhe është përgjegjësia jonë , as nuk mund të vijnë të tjerët të na i bëjnë detyrat. Z.Rama ka ngelur në klasë dhe nuk e ka kaluar këtë provim që do ti kushtojë Shqipërisë dhe do ti kushtojë shqiptarëve papërgjegjshmëria e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?