Nuk merr pjesë në fushatën e PD-së, por Basha mbështet Bejkon nga Facebook-u

Ish-kreu i PD-së, Lulzim Basha nuk ka marrë pjesë në hapjen e fushatën elektorale për zgjedhjet lokale, ku grupimi i Alibeajt është në garë me 14 kandidatë, nga 61 që duhet të ketë.

Por ndonëse ai nuk është i pranishëm në hapjen e fushatës, Basha ka mbështetur kandidatin për Tiranën Roland Bejkon përmes rrjeteve sociale. Basha ka shpërndarë në live në Facebook, hapjen e fushatës.

“Takimi hapës i fushatës zgjedhore për kandidatin e Partisë Demokratike për bashkinë Tiranë, Roland Bejko, si dhe për listën e këshilltarëve të bashkisë”, shkruan Basha.

SHKARKO APP