Nuk ndalen lëkundjet! 3 tërmete u ndjenë gjatë ditës së djeshme, më i forti në Belsh
Duket se lëkundjet e tërmetit nuk do të pushojnë. Megjithëse, kanë qenë lëkundje të lehta, frika e ankthi ende i tremb shqiptarët, që ende s’e kanë harruar tërmetin e tmerrshëm të 26 nëntorit 2019.
Kështu, gjatë ditës së djeshme u shënuan 3 lëkundje tërmeti në vendin tonë. Lëkundja e fundit e regjistruar ishte ajo e orës 21:21 ku sipas IGJEUM lëkundjet ishin me magnitudë 4.2 ballë.
IGJEUM njofton se këto lëkundje kishin thellësi 17 km dhe epiqendra ishte 5 km në veri-perëndim të qytetit të Belsh-it.
Ndërkohë që lëkundjet e tjera ishin me magnitudë 3.5 dhe 2.2
Njoftimi i plotë i IGJEUM:
Informacion paraprak: Më datë 24.09.2020, ora 21:21:40 UTC, Instituti i Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka regjistruar një lëkundje sizmike me magnitudë ML=4.2 ballë, me koordinata 41°04′ N dhe 19º 89′ E, me thellësi 17 km dhe me epiqendër 5 km në veri-perendim të qytetit Belsh.