Nuk ndalet trafiku i drogës. 1.8 tonë hashash nga Shqipëria kapet në Turqi

Mediet turke kanë publikuar videon e kapjes së 1.8 tonë marijuanë që ndodheshin në dy furgonë  mallrash me targa shqiptare.

Siç shihet nga pamjet, gjithçka ka ndodhur në autostradë, ku autoritetet turke kanë ndjekur dhe ndalur furgonët, duke zbuluar lëndën narkotike, e cila ishte fshehur mes materialeve të tekstileve.

Nga super-aksioni policor u arrestuan 9 trafikantë, dy prej të cilëve janë të huaj. Arrestimi i tyre është bërë në mes të autostradës, ashtu siç e tregojnë edhe pamjet e aksionit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?