Nuk ndryshon sistemi zgjedhor, deputeti Gogu: Amnistia penale, votohet javën tjetër
Deputet i Partisë Socialiste, Toni Gogu flet mbi diskutimet për Reformën Zgjedhore e cila ende duket larg një produkti konkret apo konsensual mes palëve. Ai tha se socialistët e kanë gati draftin e tyre.
“Komisioni i reformës zgjedhore është i ngritur me një sërë detyrash që kishin të bënin me adresimin e rekomandimeve të OSBE. Uroj që materiali të jetë konsensual që të adresojë të gjithë rekomandimet e BE”.
I pyetur nëse do ketë ndryshim sistemi, Gogu tha se nuk e kanë pasur në agjendë sepse ka funksionuar si duhet, por qëllimi është të zbatojnë rekomandimet e OSBE/ODIHR. Për amnistinë penale, Gogu thotë se do të votohet javës tjetër ndërsa shprehet se pro saj është dhe opozita.
“Nesër nuk është në rendin e ditës. Besoj është për javën tjetër. Kam dëgjuar dhe krerët e opozitës që janë shprehur pro. Amnistia nuk bën asgjë tjetër por rikthen më përpara njerëz që për shkak të sjelljes së tyre i nxjerr nga institucionet ku vuajnë dënimin dhe i rikthen në shoqëri. Do ishte një nga punët e mira që ne mund të fillonim ta bënim së bashku me kolegët e opozitës”,-tha Gogu në ”Report Tv”.