Nuk u paraqit për të dëshmuar për Gërdecin, reagon Shkëlzen Berisha: Më sillni ftesën dhe do të vij!
Shkëlzen Berisha ka reaguar lidhur me mosparaqitjen e tij në GJKKO, i thirrur për të dhënë dëshminë lidhur me çështjen “Gërdeci”.
Reagimi i plotë i Shkëlzen Berishës:
Ne lidhje me disa raportime mediatike për “mos paraqitjen” time si dëshmitar në gjykatë, më duhet të sqaroj se në asnjë adresë timen fizikë apo elektronike nuk ka mbërritur asnjë ftesë për t’u paraqitur për të dëshmuar!
Pretendimet e SPAK, që janë qartazi në funksion të qëllimeve politike e mediatike të Edi Ramës, bien poshtë, si nga njoftimet e mëparshme që janë ekzekutuar me sukses, ashtu dhe nga fakti që personalisht në dëshminë e dhënë para SPAK kam depozituar adresen e SAKTE si dhe nr e telefonit!
Mbetem i hapur per t’u paraqitur konform ligjit me të marrë ftesën!