Nuland-Bashës: Me qëndrimet dhe veprimet e tua dëshmove se je patriot

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha zhvilloi një bisede telefonike me Ndihmëssekretaren amerikane te Shtetit, Viktoria Nuland. Zyra e Shtypit në PD njofton se Nuland i cila shprehu Bashës përgëzimet e saj për arritjen e marrëveshjes për reformën në drejtësi.

“Me qëndrimet dhe veprimet e tua ke dëshmuar se je një patriot për vendin dhe interesat e tij”,- iu drejtua Nuland, Bashës.

Ndihmessekretarja amerikane me tej theksoi se ky sukses nuk do të kishte qene i mundur pa lidershipin e treguar nga z.Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryetari i Partisë Demokratike shprehu mirënjohjen e thellë për ndihmën vendimtare të zonjës Nuland për arritjen e konsensusit dhe për vëmendjen dhe mbështetjen e palodhur e të jashtëzakonshme të treguar që në ditën e parë të këtij procesi e deri në finalizimin e tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

Basha shprehu vlerësimin e jashtëzakonshëm dhe mirënjohjen për Ambasadorin Donald Lu i cili ka luajtur një rol kyç ne këtë proces të gjatë, të mundimshëm dhe të vështirë.

Basha theksoi se ky proces historik u mbyll me sukses, dhe duke garantuar standardet më të larta pikërisht nga mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që edhe një herë iu gjenden në krah Shqipërisë dhe shqiptarëve, si në ngjarjet e tjera madhore që nga shtetformimi, anëtarësimi në NATO dhe pavarësia e Kosovës.

Basha tha sfida e ardhshme e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme do të kërkojë po kështu një angazhim dhe mbështetje të madhe të SHBA.

Zonja Nuland e garantoi zotin Basha për mbështetjen e SHBA për zgjedhje te lira dhe te ndershme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?