Nuland nesër në Tiranë, ja axhenda

Ndihmës-sekretarja amerikane e Shtetit për Europën dhe Euro-Azinë, Voctoria Nuland nesër do të vizitojë Tiranën në një vizitë zyrtare të paralajmëruar pak kohë më parë, ku do të zhvillojë takime me drejtuesit e politikës.

Në qendër të takimeve mendohet se do të jetë reforma në drejtësi, e cila është në hapat e fundit sa i përket miratimit të saj.

Sipas axhendës së publikuar, Victoria Nuland takimin e parë do ta zhvillojë me Ministrin e Jashtëm Ditmir Bushatin në orën 14:30, ndërkohë që në orën 15:30 do të takojë kreun e PD, Lulzim Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas këtij takimi, zyrtarja e lartë do të takojë edhe kryeministrin Edi Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në orën 18:00 Victoria Nuland përmbyll takimet në vendin tonë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?