Numërimi drejt fundit për kandidatët në Fier, shtatë emrat e PS nga lista e hapur që futen në Kuvend
Në qarkun e Fierit janë numëruar 552 nga 587 kuti, sa u përket vota preferenciale.
Në këtë qark konkurrencë në listën e hapur ka vetëm në Partinë Socialiste, pasi demokratët nuk kanë arritur të marrin as mandatin e pestë të listës së mbyllur.
PS-ja do të marrë shtatë deputetë nga lista e hapur, përveç atyre pesë të listës së mbyllur. Listën e hapur e kryeson Ceno Klosi, i ndjekur Klevis Jahaj dhe Asfloral Haxhiu.
Jashtë listës fituese ka mbetur deputeti aktual Nusret Avdulla.
Lista e PS, 12 mandate
Belinda Balluku (listë e mbyllur)
Petrit Malaj (listë e mbyllur)
Kiduina Zaka (listë e mbyllur)
Erjo Mile (listë e mbyllur)
Ana Nako (listë e mbyllur)
1 Ceno Klosi 15182
2 Klevis Jahaj 12289
3 Asfloral Haxhiu 11524
4 Antoneta Dhima 6460
5 Elton Korreshi 5889
6 Zegjine Çaushi 3835
7 Dhimitër Kruti 3608
Lista e PD, 4 mandate
Gazment Bardhi (listë e mbyllur)
Luan Baçi (listë e mbyllur)
Brunilda Haxhiu (listë e mbyllur)
Saimir Korreshi (listë e mbyllur)
KOHA JONË SONDAZH

