Numërohen mbi 62% e votave nga diaspora. PS vazhdon të kryesojë me një diferencë të thellë nga PD
Partia Socialiste vijon të kryesojë me një diferencë të thellë edhe me votat e diasporës. Sipas të dhënave të fundit nga KQZ, janë numëruar deri më tani 121,985 zarfa nga gjithsej 194,889. PS ka marrë 65,327 vota, që përbëjnë 54.07% të totalit, duke ruajtur avantazhin edhe jashtë vendit. Në vend të dytë renditet Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë e Madhe me 34,093 vota, që përfaqësojnë 28.22%.
Ndërkohë, një rritje të ndjeshme ka shënuar Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet, i cili ka marrë 10,078 vota ose 8.34% të numrit total. Partia Mundësia ka siguruar 4,489 vota (3.72%), ndërsa Lëvizja Bashkë ka arritur të marrë 3,223 vota (2.67%). Partia Socialdemokrate ka siguruar 1,455 vota, që përbëjnë 1.20%.
Rezultate më të ulëta kanë marrë subjektet e tjera, përfshirë Partinë Koalicioni Euroatlantik i Lulzim Bashës me 874 vota, Aleancën Kombëtare Shqiptare me 669 vota, Djathtas për Zhvillim me 359 vota, Lëvizjen Atdheu me 189 vota dhe Aleancën Demokracia e Re me vetëm 67 vota.
4 janë qarqet ku gara mbetet matematikisht e hapur teksa mbeten për t’u numëruar edhe një pjesë e madhe e votave të diasporës. Në Qarkun e Tiranës, në luftë për një mandat duket se do të jetë deri në fund PD-ASHM dhe Partia Mundësia e Agron Shehajt. Mundësia e mbron mandatin e dytë në Tiranë me disa dhjetëra vota, mandat i cili rrezikon të bëhet i 14 i PD-së.
Rezultat që mund të ndryshojë është edhe në Fier, ku Partia Socialiste po e mbron mandatin e 9-të, por që po ngushtohet nga Nisma Shqipëria Bëhet, që ka një përqindje shumë të mirë të votave në diasporë. Ndryshime priten edhe në Lezhë. Në Vlorë mund të ketë një shans ndryshime, edhe pse i vakët. PD mund të rimarrë mandatin e 4 në këtë qark, të nëntin e PS-së por duke parë trendin duket e vështirë.
PS vazhdon të kryesojë më 10 qarqet:
Berat
PS 66.01 %
PD 25 %
Dibër
PS 57.57 %
PD 32.71 %
Durrës
PS 61.47 %
PD 26.58 %
Elbasan
PS 59.46 %
PD 21.55 %
Fier
PS 66.43 %
PD 16.10 %
Gjirokastër
PS 55.26 %
PD 24.19 %
Korçë
PS 56.41 %
PD 25.73 %
Kukës
PS 26.32 %
PD 62.55 %
Lezhë
PS 46.06 %
PD 36.29 %
Shkodër
PS 38.51 %
PD 44.60 %
Tiranë
PS 47.96 %
PD 32.68 %
Vlorë
PS 60.14 %
PD 15.32 %
KOHA JONË SONDAZH

