NUMRAT/ Një tjetër deputet pritet t’i shtohet maxhorancës

Maxhoranca pritet të ketë një karton më shumë në radhët e saj.Pritet që numri i deputetëve që votojnë për maxhorancën të shkojë në 90, ndërsa Partia Demokratike të bjerë në 44.

Edhe pse fitoi si deputet i PDIU-së në zgjedhjet e 2013, Tahiri, pas kalimit të kësaj partie me maxhorancën qeverisëse, vijoi të qëndronte në koalicionin opozitar, duke u bërë pjesë e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, shkruan “Panorama”.

Por heqja e mandatit të tij nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pas kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme, do të sjellë futjen në Parlament të kandidatit të listët së Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet në qarkun e Vlorës.

Swiss Digital Desktop Reklama

I dyti në këtë listë pas Dashamir Tahirit është Edmond Zejno.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në këtë mënyrë, një deputet i ikën Partisë Demokratike dhe i shtohet PDIU-së, koalicionit qeverisës.

PDIU bëhet me 6 deputetë, PS 60, LSI 20 deputetë, ndërsa për maxhorancën qeverisëse votojnë edhe deputetët Tom Doshi, Armando Prenga, Mirela Ferracaku dhe Mhill Fufi.

Deputeti i LSI-së Shkëlqim Selami, nëse do t’i hiqet mandati, do të zëvendësohet nga Flamur Çelaj ose Katina Gogo të LSIsë, që vijojnë listën e kandidatëve për qarkun e Vlorës për këtë parti.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?