Nxirret trupi i pajetë i një tjetër viktime në zonën e ish-Kënetës

Placeholder Image

Ministria e Mbrojtjes njofton se është nxjerrë një tjetër trup i pajetë nga rrënojat e një shtëpie 4-katëshe të shëmbur tashmë, në zonën e ish-Kënetës në Durrës.

MM thotë se trupi i pajetë i nxjerrë sonte nga rrënojat i përket 22-vjeçares Griselda Lala.

Trupi i saj i pajetë u nxor nga rrënojat e banesës 4-katëshe të shembur, e cila ndodhet në lagjen 17 në Durrës. Familja Lala ka humbur shumë anëtarë në këtë tragjedi nga tërmeti 6.4 ballë që tronditi vendin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në rrënoja në zonën e ish-Kënetës ndodhen edhe 5 persona të tjerë, të cilët po punohet për t’i nxjerrë. Kujtojmë se deri tani, si pasojë e tërmetit të fuqishëm kanë ndërruar jetë 38 persona, ndërsa 657 janë plagosur.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?