”Nxitës i djegies së mandateve”, Meta për Bashën: Njeri i braktisur, zgjedhjet vendore i shtyva me kërkesë të tij dhe nuk mori pjesë

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i është përgjigjur Lulzim Bashës nga Fieri, pasi ky i fundit tha se ish-presidenti ka inicuar djegien e mandateve në vitin 2019. Për gazetarët Meta tha se Basha edhe kur fle gënjen, ndërsa shtoi se të gjithë e dinë se zgjedhjet vendore i ka shtyrë me kërkesë të tij me premtimin se do të merrte pjesë, por nuk u regjistrua në KQZ.

”Se kush është Lulzim Basha, e dimë të gjithë, e dinë gjithë shqiptarët. Është njeri i braktisur dhe i përbuzur nga të tërë për aktet e rënda të vetëdijshme të tradhtisë që ka bërë ndaj demokratëve dhe shqiptarëve duke lënë vendin pa opozitë, për shërbimet e pafundme të këtij regjimi.

Të gjithë e dinë që zgjedhjet vendore u shtynë nga presidenti Meta në atë kohë me kërkesë të Bashës dhe premtimin se do të hynte në zgjedhjet, datë të cilën e caktoi vetë. Atëherë si shpjegohet që e vetmja parti opozitare që nuk u regjistrua në KQZ ishte vetëm ajo e Lulzim Bashës, dhe pse iu kërkua vazhdimisht. Lulzim Basha dhe kur fle, gënjen”, tha Meta.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?