Benet Beci nxiton ta kthejë Shkodrën si Tirana e Lali Erit, por nëse….

Nga Jonida Halili-

Benet Beci nuk ka pushim edhe këtë të dielë. Akoma nuk ka hyrë në zyrën e kryebashkiakut, por ai punon bashkë me të tjerët për një Shkodër të pastër.

Ai sot është në Vilun të Bashkisë Shkodrës, duke pastruar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ja se ç’shkruan Beci: “Sot në Vilun, ku aksioni i pastrimit vijon e rezultatet janë të dukshme. Falenderues për punën e Forcave të Armatosura e secilit kontribues në këtë proces, i cili do të vijojë edhe në zonat e tjera të Velipojës, Shirokës e Zogajt gjatë ditëve në vazhdim”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Benet Beci ka plane të mëdha për Shkodrën, për Liqenin e Shkodrës dhe Bunën. Por edhe për gjithçka futet në bashkinë e Shkodrës.

Në të vertetë Benet Beci me kryeministrin Rama kanë premtuar projekte të mëdha për Shkodrën, ndaj pritet realizimi i tyre.

“Një Venecia e vogël” e ka quajtur Beneti liqenin e Shkodrës dhe lumin Buna. Edi Rama e ka me pasion këtë qytet dhe Shkodrën si tërësi, ndaj pritet që në pak vite kjo zonë të jetë zona më e zhvilluar në krejt Ballkanin Perëndimor.

Beneti e ka një shembull pune, Lali Erin, në Tiranë. Ndaj Tirana sot është qyteti plot me turistë dhe aktivitete.

Nëse Benet Beci i mban premtimet do të mbetet në histori, por nëse nuk bën ato që shkodranët e presin, ai do të “varet” te ura e Bunës!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?