”Oferta politike e PS është gjuha e llumit”, Tabaku: Shqipëria ka nevojë për një ndryshim

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku thotë se vendi ka nevojë për një ndryshim. Për të gjuha që sot dëgjon si ofertë politikenga mazhoranca është gjuha e llumit dhe se sot ka nevojë për një alternativë për të dalë nga qorrsokaku ku është Shqipëria.

”Janë disa parime të djathta që në këtë program janë reflektuar por edhe me një karakter social sepse ne nuk nisim dot nga zereo, ne nisim me faktin dhe realitetin ku ndodhen familjet shqiptare. Së dyti mendoj se ka nevojë për një ndryshim Shqipëria. Ka nevojë për një ndryshim i cili duhet patjetër që ti tundë themelet ekonomike dhe jo vetëm. Ka nevojë edhe për një sinal që gjërat mund të bëhen ndryshe.

Ka nevojë edhe për të kaluar pikërisht këtë periudhën e mungësës së shpresës. Unë nuk jam e idesë që duhet të ketë një ndryshim vetëm në qeverisje por duhet të ketë një ndryshim në mendësi. Duhet të ketë një ndryshim në sistemin që është krijuar të padrejtë. Është e vërtetë që ndoshta kjo fushatë është atipike ndryshe nga fushatat e tjera sepse vjen pas një periudhe të ngarkuar edhe të zhvillimeve në opozitë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në momentin që po flasim PD është e gjitha në terren. Ka prezantuar një program. Mua më vjen keq në fakt që gjuha që sot dëgjon si ofertë politike nga mazhoranca është ajo gjuha e llumit. Nuk është kjo fushata politike që meritojnë shqiptarët, nuk është kjo oferta politike që meritojnë shqiptarët. Sot ka nevojë për një alternativë për të dalë nga qorrsokaku ku është Shqipëria”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?