OKB asiston qeverinë shqiptare në kapërcimin e pasojave të tërmetit

OKB dërgon në Shqipëri dy ekspertë për vlerësimin e katastrofave dhe koordinimin e punës për kapërcimin e pasojave. Ata do të ndihmojnë qeverinë shqiptare në përballimin e pasojave të tërmetit.

Dy ekspertë të OKB që merren me vlerësimin e katastrofave dhe koordinimin e punës për kapërcimin e pasojave, kanë shkuar në Shqipëri në ndihmë të qeverisë shqiptare, një ditë pas tërmetit. “Dy anëtarët e ekipit të mbështetjes teknike mbërritën sot në Tiranë duke iu bashkangjitur ekipit europian të mbrojtjes civile, për të ndihmuar qeverinë në operacionet e kërkimit dhe shpëtimit,” tha sot zëdhënësi i OKB, Stephane Dujarric në konferencën e përditshme të shtypit mbajtur në selinë e OKB në Nju Jork. Dujarric pati njoftuar një ditë më parë dërgimin e dy teknikëve të OKB në Shqipëri. Ai dha të dhënat e ditës së djeshme për numrin e viktimave që kanë humbur jetën, janë lënduar apo janë shpëtuar, duke shpjeguar se “operacionet e kërkimit dhe shpëtimit vazhdojnë duke u ndihmuar edhe nga ekipet ndërkombëtare të vendeve fqinjë”.

Zyra e OKB që merret me vlerësimin dhe koordinimin në raste katastrofash, UNCTAD, ndihmon vendet në fazën e parë të krizave që shkaktohen nga tërmete, urigane, përmbytje apo gjendje të tjera kritike. Duke i dërguar ngushëllimet e OKB familjarëve të viktimave, Dujarric siguroi në emër të OKB se: “ne sigurisht që jemi të gatshëm të dërgojmë ndihmë të mëtejshme për qeverinë e Shqipërisë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një ditë më parë ai pati siguruar se OKB ndodhet në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet vendore në Shqipëri.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?