OKB jep 97 mln USD për rimëkëmbjen e Shqipërisë, ja çfarë përmban plani

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka publikuar planin për rimëkëmbjen e ekonomisë së Shqipërisë që ka rënë si pasojë e koronavirusit. Sipas OKB-së qëllimi i këtij plani është të sigurohet një përpjekje e bashkërenduar, bashkëpunuese dhe gjithëpërfshirëse për të adresuar ndikimet shumëdimensionale të Covid-19, Plani i OKB-së për Shqipërinë përmban një buxhet prej më shumë se 97 milionë dollarë për 12-18 muajt e ardhshëm dhe kryesisht do të fokusohet tek 5 shtylla kryesore ku përfshihen.

Ja çfarë përmban plani i OKB:

Pas shpalljes prej Sekretarit të Përgjithshëm të OKB në 4 maj të kornizës globale të OKB për reagimin e menjëhershëm social-ekonomik ndaj COVID-19, Ekipi Vendor i OKB në Shqipëri ka zhvilluar një program të detajuar të përgjigjes socio-ekonomike për 12-18 muajt e ardhshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me një buxhet të vlerësuar prej 97,393,880 USD, plani i propozuar përcakton ofertën e konsoliduar të agjencive të Kombeve të Bashkuara për përgjigjen socio-ekonomike dhe rimëkëmbjen duke plotësuar Planin Kombëtar të Reagimit të Qeverisë së Shqipërisë (që do të dalë së shpejti) dhe Planin aktual të Përgatitjes dhe Reagimit Strategjik Kombëtar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Qëllimi i këtij Plani është të sigurohet një përpjekje e bashkërenduar, bashkëpunuese dhe gjithëpërfshirëse për të adresuar ndikimet shumëdimensionale të COVID-19, dhe për të mbrojtur nevojat dhe të drejtat e njerëzve që jetojnë nën presionin e pandemisë, me një përqendrim në grupet më të rrezikuara dhe njerëzit që rrezikojnë të lihen pas.

Plani u zhvillua nën udhëheqjen e përgjithshme të Zyrës së Koordinatorit të Përhershëm të OKB në Shqipëri dhe udhëheqjen teknike të UNDP Albania me mbështetjen e @OBSH dhe UNICEF Albania. Plani identifikon 113 veprime prioritare që synojnë promovimin e zhvillimit socio-ekonomik në Shqipëri duke minimizuar dhe zbutur ndikimin negativ të COVID-19, dhe duke ndërtuar përpara më të mirë-COVID në një rrugë të qëndrueshme për arritjen e SDG-ve. Plani kërkon të mbështesë Qeverinë e Shqipërisë në rimëkëmbjen e vendit duke u bazuar në pesë shtylla, përkatësisht:

Mbrojtja e sistemit dhe shërbimeve dshëndetësore – udhëhequr nga OBSH
2. Mbrojtja sociale dhe shërbimet themelore – udhëhequr nga UNICEF
3. Mbrojtja e vendeve të punës dhe ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, dhe aktorët më të prekshëm prodhues – e udhëhequr nga UNDP
4. Përgjigja makroekonomike dhe bashkëpunimi shumëpalësh – udhëhequr nga Zyra e Koordinatorit të Përhershëm të OKB
5. Kohezioni social dhe rezistenca e komunitetit udhëhequr nga UNDP.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?