Olta Xhaçka me ministren e Jashtme të Kanadasë: Mirëpresim investimet dhe bizneset kanadeze
Ministria e Evropës dhe Punëve të jashtme, Olta Xhaçka ka pritur në një takim zyrtar homologen e saj kanadeze, Melanie Joly.
“Diskutuam për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe forcimin e mëtejshëm të tyre në fusha me interes të përbashkët. Vizita e ministres se Jashtme të Kanadasë shprehje e vullnetit për ta zhvilluar në mënyrë intensive bashkëpunimin tonë. 35 vite marrëdhënie diplomatike, relatat Shqipëri-Kanada kanë njohur rritje të vazhdueshme. Roli dhe kontributi i Kanadasë në arenën ndërkombëtare është rritur dukshëm.
Ministrja Joly ka kontribut të dorës së parë në intensifikimin e marrëdhënieve mes dy vendeve ne diskutuam për mundësitë për të rritur praninë dhe investimet kanadeze në Shqipëri.
Vlerësova rëndësinë e riaktivizimit të Fondit Kanadez për Iniciativat Lokale për të mbështetur programe të ndryshme. Pjesë e diskutimeve edhe Marrëveshja e Sigurimeve Shoqërore ndërmjet Shqipërisë dhe Kanadasë.
Shprehëm mbështetjen tonë të palëkundur për sovranitetin e Ukrainës. Konstatuam nevojën për të forcuar koordinimin tonë dypalësh, me vendet e njëmendta dhe partnerët tanë në NATO. Shqipëria mirëpret një përfshirje më të madhe e më intensive të bizneseve kanadeze në ekonominë e saj.
Shpresojmë të hapim një faqe të re në marrëdhëniet tona, duke intensifikuar marrëdhëniet bazuar në vlerat e përbashkëta
Qeveria shqiptare është e përkushtuar maksimalisht për ta çuar këtë marrëdhënie përpara”- tha ministrja Xhaçka.
KOHA JONË SONDAZH

