Olta Xhaçka zgjidhet në krye të Forumit të Gruas Socialiste
Mbyllet procesi i votimit për strukturat e reja të Forumit të Gruas Socialiste. Nga rezultatet paraprake, pjesëmarrja në këto votime është mbi 70% në rang vendi. Sipas parimit “një anëtar, një votë”, 30 mijë anëtaret e Forumit të Gruas Socialiste në të gjithë Shqipërinë, patën mundësinë që me votën e tyre të zgjidhnin drejtueset e reja në të gjitha nivelet.
Për herë të parë në një forum të tillë zhvillohen zgjedhje të këtij lloji. I gjithë procesi ishte i qetë dhe transparent; nuk ka patur asnjë incident gjatë tij. Qendrat e votimit janë hapur në orën 08.00 të mëngjesit të sotëm dhe janë mbyllur në orën 18.00.
Gjatë këtij votimi demokratik dhe transparent, kryetarja aktuale Olta Xhaçka u rikonfirmua në krye të këtij forumi.
Gjithashtu u votua edhe për delegatet e Kongresit të Forumit të Gruas Socialiste.
KOHA JONË SONDAZH

