Operacioni ”Los Blancos”, Salianji: Qeveria duartroket nga belaja, grupet kriminale u fuqizuan me mbështetjen e saj
Ish- deputeti i PD, Ervin Salianji ka reaguar për operacionin ”Los Blancos” duke akuzuar qeverinë për fuqizimin dhe mbështetjen e bandave.
Salianji thotë se pikërisht grupet kriminale shqiptare që u goditën nga partnerët ndërkombëtarë janë fuqizuar nga qeveria që sot duartroket nga belaja.
Po ashtu ai thotë se janë pikërisht këto banda që blejnë prona, pastrojnë, para blejnë deputetë e kryetarë bashkie dhe kontrollojnë gjithçka.
STATUSI NGA ERVIN SALIANJI
Lleshaj dhe qeveria duartrokasin nga belaja çdo operacion ndërkombêtar që arreston kartele të fuqishme të krimit të organizuar që as mendoheshin që ekzistonin me parë në Shqipëri. Këto grupe u organizuan, rritën dhe u fuqizuan me mbështetjen e rilindjes!
Operacioni “Los Blankos” tregon se sa fuqi financiare dhe organizim të fuqishëm kanë bandat dhe banditët që blejne prona, pastrojnë para dhe kontrollojnë gjithçka. Janë këta banditë qê emërojnë deputetê dhe kryetarë bashkie, që përdoren për të blerë vota, kërcënuar votues dhe korruptuar politikanë!
Shqipëria duhet të ndahet plotësisht nga ky ferr kriminal që i ka dhënë kontrollin e territorrit dhe pasurive të vëndit bandave!
Mirënjohje për partnerët ndërkombëtarë që po e ndihmojnë Shqipërinë 🇦🇱 në momente të veshtira