FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Opozita e sulmoi për diplomën, por Universiteti në SHBA e quan Veliajn histori suksesi

Universiteti “Grand Valley” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i ka bërë një vlerësim tepër pozitiv kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili ka përfunduar studimet aty në vitin 2002. Universiteti ka publikuar dje një intervistë me kryebashkiakun Veliaj, ku ai shpjegon se si falë punës së përditshme, Bashkia e Tiranës zgjidh çdo ditë problemet që i dalin përpara.

“Si kryetar i bashkisë së Tiranës, Shqipëri, ish-studenti Erion Veliaj, është duke punuar për të bërë qytetin e tij një vend më të mirë për të jetuar”,- thuhet në postimin në rrjetet sociale të Universitetit Grand Valley State në ShBA. Ky vlerësim vjen në fakt, në kohën kur opozita e e ka sulmuar vazhdimisht Veliajn se nuk ka një diplomë.

Madje, në faqen e universitetit Grand Valley State, është publikuar edhe një përshkrim për Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, duke e cilësuar atë si një një histori suksesi të studentëve të dalë prej këtij universiteti.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?