Opozita i kërkon Prokurorisë të hetojë koncesionin e Check-Up-it Vokshi: Në një vit, 20 milion euro dëm financiar

Rreth 20 milion euro shkon dëmi financiar shkaktuar taksapaguesve shqiptarë nga koncesioni i Check-Up-it vetëm për një vit. Përllogaritjet u bënë publike nga deputetja Albana Vokshi, që i kërkoi Prokurorisë ta hetojë partneritetin publik privat në detaje.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Opozita i kërkon prokurorisë ti rezistojë presioneve e të hetojë në detaje koncesionin për chek-up-in. Kryetarja e  Komisionit Parlamentar të Shëndetësisë Albana Vokshi thotë se dëmi që i është shkaktuar taksapaguesve shqiptarë nga ky partneritet publik privat vetëm në një vit arrinë në 20 milion euro.
Ministri i Shëndetësisë ka pranuar se ka paguar koncesionarin për rreth 10 mijë kontrolle shëndetësore të pakryera në muaj argument ky që deputetja demokrate e sjell për të thënë se kontrata është abuzive dhe koncesioni i chek-up-it ka dështuar.
Hile të ngjashme si kjo e zgjerimit të grumoshës që duhet ti nënshtrohen chek-up-it sipas Vokshit po përdoren dhe në parteritetin tjetër publik privat, atë të laboratorëve spitalorë. Ministria e Shëndetësisë studimin e fizibilitetit nuk ja ka vënë në dispozicion të plotë më arsyen e ruajtjes së konfidencialitetit.
Transparenca sipas kryetares së Komisionit Parlamentar të Shëndetësisë mungon vetëm për një arsye.
Sipas deputetes Albana Vokshi ky nuk është momenti i përshatshëm që një shërbim i kësaj rëndësie të jepet me koncesion. /ABC News

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?