Opozita me kandidat të majtë në Kolonjë

Basha diskuton alternativat e PD-së për zgjedhjet në Kolonjë

Kur kanë kaluar dy javë nga zgjedhjet e pjesshme që u zhvilluan në bashkinë e Dibrës më 11 shtator, Partia Demokratike po diskuton një tjetër sfidë të parakohshme elektorale, atë për kreun e ri të Bashkisë së Kolonjës, një garë kjo e detyruar nga vdekja e kryetarit të deritanishëm të saj Arben Malo, pak ditë më parë. I gjendur në këtë situatë Lideri demokrat Basha duket se ndodhet ende në dilemë për këtë sfidë të papritur politike e elektorale, por që gjithsesi PD-ja është duke i diskutuar të gjitha opsionet e mundshme.

Për këtë çështje në zyrën e kreut të PD-së Basha është thirrur kreu lokal i PD-së së Kolonjës, Viktor Duro për të diskutuar situatën e krijuar nga zgjedhjet e parakohshme në Bashkinë e Kolonjë. Burime nga selia blu thanë dje se në takim ku merrte pjesë edhe nënkryetari i PD-së Edi Polka është diskutuar gjatë për situatën dhe mundësitë që PD-ja në këto zgjedhje, ku Duro është edhe ish-kandidat i PD-së në zgjedhjet vendore të 2015-ës, i cili humbi përballjen me të ndjerin Malo, me një diferencë prej rreth 800 votash.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga të njëjtat burime konfidenciale nga selia e PD-ja  mësohet se në përfundim të takimit, kreu Basha ka mbledhur dy alternativa: Alternativa e parë, është ajo e bojkotit të zgjedhjeve në Bashkinë e Kolonjës, një ide kjo që mbështetet fort edhe nga kreu grupit parlamentar Edi Paloka, me argumentin se këto zgjedhje do të zhvillohen në të njëjtat kushte si ato të Dibrës, ku për demokratët votat e qytetarëve u blenë nga mafia e lidhur me qeverinë, dhe për këto arsye nuk mund të flitet për zgjedhje të lira e të ndershme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por bojkotimi i zgjedhjeve është një opsion i pamundur, pasi PD-ja do gjendet përballë presioneve edhe të faktorit ndërkombëtar. Ndërsa, varianti i dytë i diskutuar në këtë takim është edhe mundësia që PD të mos paraqitet në këto zgjedhje me një kandidat të saj, por të mbështesë një kandidaturë që mund të propozohet nga radhët e aleatëve të koalicionit të djathtë.

Për këtë, mësohet se një propozim i tillë Bashës i është bërë nga kreu i PAA  Agron Duka, i cili ka kërkuar që PD-ja ta shqyrtojë me seriozitet këtë propozim. për këtë çështje, Basha dhe Duka kanë zhvilluar një takim mes tyre mbrëmjen e së martës në zyrën e kreut të PD-së. Por pavarësisht këtyre alternativave do jetë vetë kreu i opozitës Lulzim Basha i cili do të bëjë dhe publike vendimmarrjen e tij lidhur me përfaqësimin e opozitës në garën e Kolonjës, e cila konsiderohet si një bastion elektoral i të majtës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?