Opozita në protestë, ja ku do të jetë nesër Edi Rama
Opozita të shtunën do të jetë në buvelardin ”Dëshmorët e Kombit”, nga ky do të kërkojë rrëzimin e qeverisë dhe dorëheqjen e ministrit Xhafaj. Por ku do jetë Kryeministri?
Mësohet se Edi Rama pritet të mos jetë të shtunën në Tiranë gjatë protestës së opozitës. Kreu i Qeverisë do të transferohet në Qarkun e Beratit, në kuadër të takimeve për llogaridhënien para qytetarëve.
Lajmi sipas TCh, konfirmohet nga burime lokale në Berat, ku institucionet vendore janë njoftuar për prezencën dhe takimet e Kryeministrit ditën e shtunë.
Kjo nuk përjashton gjithsesi që Rama të ndryshojë mendje dhe të kthehet të shtunën në Tiranë, por deri mbrëmjen e sotme burimet konfirmojnë se axhenda e Kryeministri parashikon aktivitete në Berat.