Opozita në shesh, Braimllari: Rama ka shkuar në ekstrem me qytetarët, çdo gjë mund të ndodhë

Opozita zbret sot në shesh – Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së: Revolta qytetare është e pandalshme deri në largimin e një kryeministri anti-kombëtar

Bisedoi: Herion Mesi

Çdo përpjekje e Edi Ramës për të arrestuar qytetarë dhe ish-deputetë që protestojnë për të mbrojtur pronën nga hajdutëria e tij dhe qeverisë së tij, është dëshmi e qartë e frikës që ka pushtuar Edi Ramëmn nga lëvizja popullore.

Është kjo deklarata e Sekretarit të Përgjithshëm të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endrit Braimllari, i cili në një intervistë për “Koha Jonë”, teksa referon atë që në protestën e martës me banorët e Unazës së Re, ku u arrestua kolegu i tij demokrat, Klevis Balliu, deklaron se sot në burg nuk duhet të ishin protestuesit, por Edi Rama dhe zyrtarët që kanë abuzuar me projektin e ndërtimit të Unazës së Madhe të Tiranës.

Sipas tij, Edi Rama po aplikon arrestime politike, sepse mendon që nëpërmjet këtyre arrestimeve do të shtypi protestat popullore, por “ai harron që nuk ka arrestim dhe presion që ndal revoltën popullore, e cila do të marrë përpara dhe do të shtypë Edi Ramën, Sandër Lleshajn dhe këdo tjetër që guxon të dhunojë  qytetarët. Arrestimi i ish-deputeti Balliu ishte politik dhe hakmarrje e Edi Ramës, sepse Klevis Balliu u arrestua, sepse doli në krah banorëve të Unazës së Re kur ndërkohë i arrestuar duhet të ishte Edi Rama për hajdutërinë e tij në kurriz të banorëve të Unazës së Re”, shprehet Braimllari.

Lidhur me zgjedhjet vendore të parashikuara për t’u mbajtur më 30 qershor, ish-deputeti i LSI-së thekson se në Shqipëri zgjedhje pa opozitën dhe me Edi Ramën kryeministër nuk ka për të pasur.

“Edi Rama nuk krijoi mundësinë për zgjedhje të lira dhe të ndershme, sepse ai dhe gjithë kupola e Partisë Socialiste dalin në përgjime me trafikantë për të deformuar votën e qytetarëve. Edi Rama ka shkatërruar parlamentarizmin, duke futur në parlament banditë dhe hajdutë votash, duke u bërë zëdhënës të krimit të organizuar. Ka kapur çdo institucion duke shkatërruar demokracinë në vend. Vendi është pa gjykata dhe në këto kushte, Edi Rama vetëm thellon paligjshmërinë e tij. Ndaj koha e Edi Ramës ka mbaruar, është koha e qytetarëve që e duan vendin”, thekson Endrit Braimllari.

Lidhur me protestën e sotme të opozitës, Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së deklaron se 11 maji është revoltë qytetare kundër Edi Ramës: Revoltë kundër një kryeministri që ka varfëruar vendin, ka larguar të rinjtë nga vendi, ka shkatërruar biznesin me politikat e tij klienteliste dhe kriminale.

“Kjo është një protestë e halleve të shqiptarëve që çdo ditë e më shumë po shkatërrohen nga politika e Edi Ramës. Revolta qytetare është e pandalshme deri në largimin e një kryeministri anti-kombëtar. Tani në dorë e kanë qytetarët! Edi Rama ka shkuar në ekstrem me qytetarët dhe çdo gjë mund të ndodhë, sepse revolta qytetare është e pandalshme”, shprehet Endrit Braimllari.

Intervista

Arrestimi i ish-deputetit Klevis Balliu, po cilësohet si tentativë që Rama kërkon të sjellë destabilizimit dhe po nxit konflikt. Pse mendoni që Rama guxoi të burgosë ish-deputetin, dhe a keni frikë nga arrestimet në të ardhmen?

E para nuk ka njeri frikë nga Edi Rama dhe shpura e tij e korruptuar. I vetmi person që ka frikë dhe nuk po di ku të fshihet është vetë Edi Rama. Çdo përpjekje e Edi Ramës për të arrestuar qytetarë dhe ish-deputetë që protestojnë për të mbrojtur pronën nga hajdutëria e Edi Ramës, tregon qartë frikën e Edi Ramës. Edi Rama po aplikon arrestime politike, sepse mendon që nëpërmjet këtyre arrestimeve do të shtypi protestat popullore, por ai harron që nuk ka arrestim dhe presion që ndal revoltën popullore, e cila do të marrë përpara dhe do të shtypë Edi Ramën, Sandër Lleshajn dhe këdo tjetër që guxon të dhunojë  qytetarët. Arrestimi i ish-deputeti Balliu ishte politik dhe hakmarrje e Edi Ramës, sepse Klevis Balliu u arrestua, sepse doli në krah banorëve të Unazës së Re kur ndërkohë i arrestuar duhet të ishte Edi Rama për hajdutërinë e tij në kurriz të banorëve të Unazës së Re.

Kryeministri thotë se nuk do të pranojë qeveri tranzitore dhe se do shkojë vetëm në zgjedhje. Në këtë situatë aspak të qetë, ku presioni është rritur, si duhet ta izolojë opozita qeverinë për të shkuar në zgjedhje të lira?

Nuk ka Zgjedhje vendore pa opozitën dhe nuk do të ketë zgjedhje me Edi Ramën kryeministër. Vetëm një qeveri tranzitore me mandat të qartë mund të krijojë kushte për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Edi Rama nuk krijoi mundësinë për zgjedhje të lira dhe të ndershme, sepse ai dhe gjithë kupola e Partisë Socialiste dalin në përgjime me trafikantë për të deformuar votën e qytetarëve. Edi Rama ka shkatërruar parlamentarizmin, duke futur në parlament banditë dhe hajdutë votash, duke u bërë zëdhënës të krimit të organizuar. Ka kapur çdo institucion duke shkatërruar demokracinë në vend. Vendi është pa gjykata dhe në këto kushte, Edi Rama vetëm thellon paligjshmërinë e tij. Ndaj koha e Edi Ramës ka mbaruar, është koha e qytetarëve që e duan vendin. Është koha të ndërtojmë institucione të forta, të qëndrueshme dhe demokratike, të cilat krijohen vetëm me një parlament legjitim, i cili buron nga vota e qytetareve.

Çfarë pritet të ndodhë pasditen e së shtunës në Tiranë? Si do të organizohet PD-ja me aleatët, protestë disa orëshe dhe pastaj do të tërhiqeni?

11 maji është revoltë qytetare kundër Edi Ramës. Revoltë kundër një kryeministri që ka varfëruar vendin, ka larguar të rinjtë nga vendi, ka shkatërruar biznesin me politikat e tij klienteliste dhe kriminale. Kjo është një protestë e halleve të shqiptarëve që çdo ditë e më shumë po shkatërrohen nga politika e Edi Ramës. Revolta qytetare është e pandalshme deri në largimin e një kryeministri anti-kombëtar. Tani në dorë e kanë qytetarët! Edi Rama ka shkuar në ekstrem me qytetarët dhe çdo gjë mund të ndodhë, sepse revolta qytetare është e pandalshme.

A do të prodhojë këtë herë politika një konsensus në kuadër të zgjidhjes së krizës?

Ka vetëm një konsensus: Qeveri Tranzitore, me mandat të qartë për t’i hapur rrugën zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Edi rama është provuar që nuk krijon mundësinë për zgjedhje të lira.

SHKARKO APP