Opozita rikthehet sot në Kuvend

Pas bojkotit 10­-ditor, opozita rikthehet sot në sallën e parlamentit, ndërsa seanca plenare e radhës pritet të përfshihet nga debatet për reformën në drejtësi.

Zhvillimet e fundit, pas takimit të 6 qershorit Rama­Basha, pritet të dominojnë seancën e sotme.

Pezullimi i Drejtorit të Policisë së Shtetit, Haki Çako, apo qëndrimet e ndërkombëtarëve për dështimin e kompromisit për reformën në drejtësi, pritet të jenë disa nga çështjet më të nxheta të debatit në sallën e parlamentit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rendi zyrtar i punimeve të Kuvendit parashikon diskutimin e dy pr/ligjeve, “Për ndërmarrjet sociale” dhe pr/ligji “Për shërbimet”, si dhe të dekretit të Presidentit që ktheu për rishqyrtim në parlament ligjin “Për marrëveshjet ndërkombëtare.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?