Optimizëm në PD për heqjen e ”non-grata” për Berishën

Në Tiranë, rizgjedhja e Trump u mirëprit nga të dy kampet politike. Opozita e djathtë, ishte më e zellshme për të treguar entuziazmin duke besuar se liderit të saj Sali Berisha do të mund ti hiqet “non grata” nga SHBA. Një penalizim që vetë Berisha dhe ithtarët e tij, janë kujdesur ta prezantojnë si një akt të sponsorizuar nga miliarderi Xhorxh Soros, për interesa të rivalit të tij politik Edi Rama. Por, njohësit e politikave amerikane e kanë konsideruar atë një proces të shtrirë në kohë.

“Instrumetnit i ‘Non Gratës’ është një mjet i ri që ka filluar të përdoret për arsye sigurie të SHBA në momentin që u miratua siguria e re Biden, që tani është bërë mjet sigurie dhe filtrat që kalon një person në rastin konkret Berisha, natyrisht që janë shumë të rreptë nuk janë rastësorë’ u shpreh Besian Zogaj, pedagog. “Mos harrojmë interesat strategjike që shteti amerikan ka në Ballkan dhe, kjo është treguar qoftë në ndihmën që është dhënë për ndihmën e Kosovës apo edhe për futjen e Shqipërisë në NATO apo lobimin që SHBA bëjnë që ne të jemi sa më shpejtë pjesë e Europës” u shpreh ish-Kreu i KPK, Alfred Balla.

Edhe socialistët e Shqipërisë, prej 3 mandatesh në pushtet, ishin të relaksuar me fitoren e dytë të Trump. Mandati i parë i tij ishte tregues se politika dhe mbi të gjitha, mbështetja amerikane për Shqipërinë nuk pësoi asnjë ndryshim thelbësor. Kjo, përpos retorikave që edhe aso kohe ishin kontroverse. E madje, plot shpresë për konservatorët e Shqipërisë. Ata ëndërronin një hakmarrje të Trump ndaj kryeministrit Rama që kishte bërë një deklaratë kundër kandidaturës së republikanit para fitores së parë të tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Një tjetër element i ri i politikës së jashtme të administratës Tramp është ajo që quhet diplomacia imponuese, dhe këtë e shohim shumë mirë në marrëdhëniet me vendet kufitare me Shtetet e Bashkuara të Amerikës e cila mesa duket do përshkallëzohet edhe me vendet e tjera” u shpreh Besian Zogaj, pedagog. /TCH/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?