Oqeani i votave popullore do të përmbytë anijen e Rilindjes

Nga Dritan Kaba –

Anija e Rilindjes ka kohë që ka filluar të fusë ujë nga të gjitha anët. Kapiteni i anijes është duke parë yjet dhe vazhdon e flet me to. Kërkon shpëtim për anijen e tij nga qielli. Një grup i dëshpëruar marinarësh rilindas, me këmbë mbi oqean, mundohen ta tërheqin, por kjo manovër është e pamundur. Nuk tërhiqet dot lart anija me litarë.

Litartërheqësit e Rilindjes, po mundohen të ngrenë anijen, por litari real i tyre është në fytin e shqiptarëve. Sa më shumë përpiqen ta tërheqin atë, aq më shumë i marrin frymën shqiptarëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të gjithë veç e veç dhe së bashku kanë kontribuar denjësisht në aktin e mbytjes pa kthim të anijes Rilindja, por shqiptarët duhet që me oqeanin e votave në 25 prill duhet të presin litarin, që po u merr frymën për të shpëtuar të ardhmen e tyre dhe të familjeve të tyre. Ndryshe anija e Rilindjes do përpijë me vorbullën e vet edhe Shqipërinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sot shqiptarët kanë një qeveri që i urren. Një Kryeministër që i përbuz, i tall, i poshtëron.

Sot një grup injorantësh, të paaftësh, bashkëpunëtorë të Ndragheta-s, të grupeve kriminale, po fundos vendin. Ne nuk duhet ta lejojmë.

Referendumi i 25 prillit është për të shpëtuar Shqipërinë, për të shpëtuar të tashmen dhe të ardhmen e saj.

Mjeshtri, tashmë i mirënjohur edhe në arenën ndërkombëtare me botimet e tij të shumta, patrioti i jashtëzakonshëm Avni Delvina na e sjell qartë këtë pamje.

Sot jemi para të vetmes zgjidhje, duhet të shpëtojmë Shqipërinë nga mbytja dhe ta leme Rilindjen në fatin e saj.

OQEANI I VOTAVE POPULLORE, DO TE PERMBYTE ANIJEN E RILINDJES.

Anija e Rilindjes ka kohë që ka filluar të fusë ujë nga…

Posted by Dritan Kaba on Friday, March 19, 2021

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?