Organizata shqiptare në Vjenë dënon gjuhën e urrejtjes së Ramës dhe shpërfilljen e krimeve të komunizmit

Organizata Mbroj Demokracinë me seli në Vjenë i kërkoi Kuvendit të marrë masa poër gjuhën e urrejtjes të përdorur nga kryeministri Rama gjatë seancës parlamentare si dhe për shpërfilljen ndaj krimeve të komunizmit.

Në një letër dërguar Kuvendit, ata shkruajnë:

“Në foltoren e Kuvendit të Shqipërisë nuk mund dhe nuk duhet të tolerohen më shfaqje të kësaj natyre, që kanë vetëm synimin e përçarjes dhe polarizimit të shqiptarëve. Institucionet dhe politika shqiptare duhet të gjejnë vullnetin dhe kurajon civile të distancohen fuqishëm nga fjalimi i Kryeministrit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Legjitimimi, mohimi ose relativizimi i krimeve të regjimit komunist nuk e
ndihmojnë këtë proces, përkundrazi, thellojnë padrejtësinë, diferencimin social dhe shpopullimin e vendit. “

Swiss Digital Mobile Reklama

Ata i kërkojnë Kuvendit të distancohet nga kjo gjuhë urrejtjeje e Ramës, marrjen e masave disiplinore si dhe zbatimin e rezolutës për dënimin e krimeve të komunizmit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?