OSBE: Reforma s’mbyllet me miratimin më 21 korrik

Robert Wilton, zëvendës-ambasadori i Prezencës së OSBE në Shqipëri, duke folur për reformën në drejtësi nënvizoi se janë konstatuar shenja progresi, por që ka ende punë deri në konkretizim.

Nga Korça, Wilton tha se ky proces nuk përfundon në seancën e 21 korrikut.

“Ne kemi shenjat e progresit në reformën e sistemit të drejtësisë. Është një reformë që kërkohet nga populli i Shqipërisë dhe populli ka treguar shumë durim në këtë proces.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ne kemi qenë mbështetës së reformës së drejtësisë. Mesazhi im kryesor është që në fund të fundit kërkohet edhe zbatimi i reformës. Një reformë vetëm në letër nuk mjafton. Kërkohet një reformë praktike. Të gjithë po thonë se ata kërkojnë reformë. Procesi vazhdon, data 21 nuk është fundi i procesit, procesi nuk përfundon në Kuvend. Anëtarët e Kuvendit janë përfaqësues të popullit dhe ata duhet të japin llogari”, tha ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?