OSBE: Transmetuesi kombëtar publik, besnik ndaj qytetarëve dhe jo partive

Kështu u shpreh sot kryetari i Prezencës së OSBE-së, ambasadorit Florian Raunig, në konferencën rajonale dyditore për transmetuesit publikë, zhvilluar sot në Tiranë.

Duke shtuar se elitat politike në shoqëritë në tranzicion kanë prirjen ta nënvlerësojnë rëndësinë e sektorit të transmetuesit publik. Megjithatë, është shumë e rëndësishme sipas tij, të kuptojmë se modeli evropian i një mjedisi transmetimi të mirëbalancuar mbështetet në një balancim të kujdesshëm pushtetesh midis televizionit publik dhe atyre komerciale.

“Ky ekuilibër siguron marrëdhënie të harmonishme midis interesave të caktuara politike apo ekonomike dhe interesit të qytetarëve, që shpesh përkufizohet si interesi i përbashkët”, citoi Raunig.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke përfunduar se vendet që po përpiqen të zhvillojnë më tej demokracinë duhet t’i kushtojnë vëmendje të veçantë këtij modeli, të krijojnë një transmetues publik të qëndrueshëm nga aspekti ekonomik, me pavarësi redaksionale dhe profesionale, i cili kontrollohet nga publiku, financohet nga publiku dhe është bërë për publikun.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Është detyra ligjore e Kuvendit të Shqipërisë të zgjedhë e reja drejtuese të transmetuesit kombëtar publik. Në këtë kontekst, do të doja të theksoja rëndësinë e veçantë të integritetit personal, kompetencës profesionale dhe angazhimit të shëndoshë politik të ekipit drejtues dhe redaksional të RTSH-së. Sigurisht që është një rrugë e gjatë përpara drejt realizimit të një qëllimi kaq ambicioz siç është besimi i publikut. Shkëmbimi i përvojave dhe puna e përbashkët për zhvillimin e mekanizmave specifike të llogaridhënies janë një pjesë e rëndësishme e procesit. Ne, në Prezencën e OSBE-së, ju mbështesim plotësisht në lidhje me kohën dhe energjinë që do të investoni në këtë seminar dyditor. Ju sigurojmë se ne dhe partnerët tanë ndërkombëtarë jemi të gatshëm të mbështesim përpjekjet tuaja me sa të mundemi”, përfundoi shefi i OSBE-së në Tiranë.

 

 

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?