OSBE, Wilton: Kushdo gëzon të drejta, edhe personat në konflikt me ligjin

Prezenca e OSBE-së dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve organizuan sot një konferencë për trajtimin e grave të privuara nga liria.

Zëvendëskryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Robert Wilton, u shpreh në fjalën e tij se “Kushdo gëzon të drejta, edhe personat në konflikt me ligjin. Është përgjegjësia e shtetit të mbrojë këto të drejta. Heqja e lirisë duhet të jetë alternativa e fundit. Ajo duhet përdorur vetëm në rastet kur vepra penale është aq e rëndë sa çdo masë tjetër do të ishte qartësisht e papërshtatshme”.

Wilton tha se, “Prezenca e OSBE-së është përfshirë në mënyrë aktive për mbrojtjen e të drejtave të personave të privuar nga liria, me vëmendje të veçantë për gratë. Ne kemi mbështetur përdorimin e dënimeve alternative, sidomos për të miturit dhe gratë. Kur gratë privohen nga liria, ato humbasin statusin shoqëror, marrëdhëniet e tyre familjare cenohen dhe nuk mund të përmbushin përgjegjësitë e tyre prindërore.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Prezenca është duke mbështetur rehabilitimin dhe riintegrimin me anë të trajnimeve profesionale për gratë e privuara nga liria, në bashkëpunim me qeverinë kanadeze. Projekti do të ofrojë ndihmesë duke pajisur me kompjuterë dy salla të burgut të grave në Tiranë. Qëllimi është të ndihmojmë përpjekjet e institucionit të burgjeve për të ofruar trajnim profesional, duke mbështetur kështu rehabilitimin dhe riintegrimin. Synimi është të rriten mundësitë e punësimit për këto gra duke u dhënë atyre aftësi në fushën e Teknologjisë së Informacionit”, theksoi Wilton.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Prezenca do të vazhdojë të mbështesë Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve: për ndryshimin e kuadrit ligjor aktual; rritjen e kapaciteteve të stafit të burgjeve; mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe për zbatimin e Planit të Veprimit 2016 për uljen e mbipopullimit në burgje dhe paraburgime. Respektimi i të drejtave të njeriut të të dënuarve është tregues i rëndësishëm për demokracinë e një vendi. Me pjesëmarrjen tuaj në aktivitetin e sotëm, ne së bashku mundemi ta bëjmë më të drejtë dhe më të efektshëm sistemin e drejtësisë, duke vënë më shumë theks te rehabilitimi dhe riintegrimi i të dënuarve dhe duke përmirësuar besimin e publikut tek institucionet”, tha Wilton.
Në këtë konferencë merrnin pjesë edhe zëvendësministri i Drejtësisë, Eridian Salianji, Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Miklovan Kopani, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Provës Ilir Qafa dhe drejtorja e IEVP “Ali Demi” Zoja Jakaj.

FJALA E ZËVENDËSKRYETARIT TË PREZENCËS, ROBERT WILTON

Kushdo gëzon të drejta, edhe personat në konflikt me ligjin. Është përgjegjësia e shtetit të mbrojë këto të drejta. Heqja e lirisë duhet të jetë alternativa e fundit. Ajo duhet përdorur vetëm në rastet kur vepra penale është aq e rëndë sa çdo masë tjetër do të ishte qartësisht e papërshtatshme.

Prezenca e OSBE-së është përfshirë në mënyrë aktive për mbrojtjen e të drejtave të personave të privuar nga liria, me vëmendje të veçantë për gratë. Ne kemi mbështetur përdorimin e dënimeve alternative, sidomos për të miturit dhe gratë. Kur gratë privohen nga liria, ato humbasin statusin shoqëror, marrëdhëniet e tyre familjare cenohen dhe nuk mund të përmbushin përgjegjësitë e tyre prindërore.

Shumë nga gratë e dënuara kanë qenë viktima të abuzimit fizik dhe psikologjik gjatë fëmijërisë, disa kanë krijuar varësi ndaj drogës dhe të tjerave u ka munguar vazhdimisht mbështetja. Disa nga gratë e dënuara kanë vuajtur varfëri të skajshme dhe/ose u përkasin komuniteteve rom dhe egjiptian, dhe si të tilla, në përgjithësi, janë stigmatizuar, përjashtuar nga shoqëria dhe janë diskriminuar. Në shumë raste, përpara se të kryenin vepra penale, ato kanë qenë vetë viktima të abuzimit.

Ne duhet të trajtojmë problemet themelore shoqërore dhe ekonomike që i çojnë gratë drejt kryerjes së krimeve. Këto gra janë shpesh dhe viktima dhe autore veprash penale njëkohësisht. Ne duhet t’i ndihmojmë gratë që ndodhen në situata abuzimi të kërkojnë mbrojtje si dhe t’i fuqizojmë nga pikëpamja shoqërore dhe ekonomike. Dhe, në rastin e grave të privuara nga liria, duhet të përqendrohemi te rehabilitimi dhe riintegrimi i tyre, sepse ato kanë ende shumë për t’i dhënë shoqërisë.

Aftësia e një ish-të dënuari për të gjetur punësim pas lirimit prek individin dhe qëndrueshmërinë shoqërore të komunitetit. Nëse një ish-i dënuar nuk arrin të gjejë punësim që shpërblehet, ai apo ajo ka më shumë prirje t’u kthehet veprimeve kriminale në mënyrë që të mbijetojë. Pra, aftësia për të gjetur punësim është element kyç për rehabilitimin dhe riintegrimin, qëndrueshmërinë financiare, vetëbesimin dhe, në fund, për heqjen dorë nga krimi.

Prezenca është duke mbështetur rehabilitimin dhe riintegrimin me anë të trajnimeve profesionale për gratë e privuara nga liria, në bashkëpunim me qeverinë kanadeze. Projekti do të ofrojë ndihmesë duke pajisur me kompjuterë dy salla të burgut të grave në Tiranë. Qëllimi është të ndihmojmë përpjekjet e institucionit të burgjeve për të ofruar trajnim profesional, duke mbështetur kështu rehabilitimin dhe riintegrimin. Synimi është të rriten mundësitë e punësimit për këto gra duke u dhënë atyre aftësi në fushën e Teknologjisë së Informacionit.

Prezenca do të vazhdojë të mbështesë Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve: për ndryshimin e kuadrit ligjor aktual; rritjen e kapaciteteve të stafit të burgjeve; mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe për zbatimin e Planit të Veprimit 2016 për uljen e mbipopullimit në burgje dhe paraburgime.

Respektimi i të drejtave të njeriut të të dënuarve është tregues i rëndësishëm për demokracinë e një vendi. Me pjesëmarrjen tuaj në aktivitetin e sotëm, ne së bashku mundemi ta bëjmë më të drejtë dhe më të efektshëm sistemin e drejtësisë, duke vënë më shumë theks te rehabilitimi dhe riintegrimi i të dënuarve dhe duke përmirësuar besimin e publikut tek institucionet.

Faleminderit!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?