Osmani dhe Dukanoviç kundër ”Open Balkan”/ Rama: Kjo nismë nxit paqen, e ardhmja nuk ndalet
Kryeministri Edi Rama thotë se nisma mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, e bekuar me emrin ”Open Balkan”, nuk do të ndalet sepse e ardhmja nuk ndalet dot.
Sipas kreut të qeverisë shqiptare nisma nxit paqen, bashkëpunimin, integrimin dhe e përshpejton Procesin e Berlinit. Reagimi vjen pasi sot Presidentja e Kosovës dhe homolgu nga Mali i Zi, Milo Dukanović, u shprehën kundër ”Ballkanit të Hapur”.
”Kushdo është kundër Ballkanit të Hapur është në të drejtën e vet që as mos të shohë, as mos të dëgjojë dhe as mos të kuptojë se kjo nisëm nxit paqen, bashkëpunimin, integrimin dhe e përshpejton Procesin e Berlinit! Ballkani i Hapur nuk do të ndalet sepse e ardhmja nuk ndalet dot”,-shkruan Rama në Twitter.
Kushdo është kundër Ballkanit të Hapur është në të drejtën e vet që as mos të shohë, as mos të dëgjojë dhe as mos të kuptojë se kjo nisëm nxit paqen, bashkëpunimin, integrimin dhe e përshpejton Procesin e Berlinit! Ballkani i Hapur nuk do të ndalet sepse e ardhmja nuk ndalet dot.
— Edi Rama (@ediramaal) May 18, 2022