Pa maskë dhe pa doreza/ Rama ”sherr” me të moshuarit në tregje (FOTO)

Këtë të mërkurë, Kryeministri Edi Rama ka dalë në terren, pas ditëve ku mesazhet dhe thirrjet për shqiptarët i jepte përmes video live në facebook si nga banesa e tij në Surrel dhe ditët e fundit nga Kryeministria. Pa maskë dhe pa doreza, kreu i qeverisë ka parë situatën nga afër tek disa nga tregjet e Tiranës. Teksa po ecte në rrugë, kreu i qeverisë ka këshilluar me tone paksa të ashpra një të moshuar që qëndronte në shtëpi.

Në këtë inspektim, Rama ka qenë i shoqëruar nga kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliut. Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama u ka paraprirë të gjithë qytetarëve që mund ta kritikojnë përse nuk ka përdorur maska dhe doreza teksa fliste me të moshuarit.

”Duke qenë se ju njoh mirë, po i dal përpara duke ju thënë aman mos më shkruani ku e ke maskën e pse s’ke dorashka. E e kemi pērsëritur që maska e dorashkat nuk janë për kalimtarët, po të sëmurët, ata që kujdesen për një të sëmurë apo ata që e kanë punën me mundësi kontaktesh të afërta në tërësi… Kalimtarët mjafton të respektojnë rregullat, sidomos distancën +1m, mosdhënien e dorës, përdorimin e gropës së brrylit nëse teshtijnë apo kolliten dhe janë të mbrojtur”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?