Kryeministri nga facebook i Ulsi Manjës paralajmëron rrëzimin e Bahri Shaqirit

Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja paralajmëron rrëzimin e kandidaturës së dytë që Presidenti Ilir Meta ka propozuar për kryetar të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Sot presidenca nxori njoftim se Presidenti ka dekretuar emrin e Bahri Shaqirit si kandidat për kryetar të KLSH.

Në gjuhën e përdorur nga Ulsi Manja vihet re se i drejtohet kreut të shtetit me të njëjtën mënyrë si Edi Rama, duke përdorur inicialet e emrit, si dhe duke bërë etiketime që nuk e nderojnë një deputet kur i drejtohet kreut të shtetit. Në fakt burime kryeministrore tregojnë se tekstin e ka bërë Edi Rama, por ia ka dërguar Ylsiut ta fus në profilin e tij për publikim. Ylsi Manja njihet si njeri në PS që as bukë nuk ha pa lejen e kryeministrit e jo më të shkruajë tekstin e mëposhtëm.

Me duket maxhoranca do të rrëzojë edhe kandidaturën e Bahri Shaqirit, që u propozua nga Presidenti Ilir Meta për postin e kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Në një postim në facebook kryetari i komisionit të Ligjeve Ulsi Manja thotë se është realisht e pamundur drita jeshile për Shaqirin.

Pas rrëzimit të kandidaturës së Vitore Tushës, emri i Bahri Shaqirit, do jetë në gjithsesi për votim në sallën e Kuvendit.

Nëse kryeministri Rama ka vendosur për të mos e votuar Bahri Shaqirin, raportet ndërinstitucionale do jenë edhe më të vështira në Shqipëri.

Deklarata e Ulsi Manjës në Faceboook:

“Presidenti IM sot dekretoi propozimin e kandidatures se Bahri Shaqirit per ne krye te KLSH. Pertej faktit te te berit politike, sinqerisht nuk arrij ta kuptoj pse qenka kaq e veshtire per ta lexuar shqip ne germe dhe fryme Kushtetuten e RSH? Kandidatura e Bahri Shaqirit per Kontrollin e Larte te Shtetit, pervecse eshte nje kandidature me profil te larte politik, pasi vjen nga forumet drejtuese te LSI, ka edhe nje problem serioz kushtetues.

Kushtetuta e percakton qarte si kriter te kandidatit per drejtimin e KLSH, ekspertizen ne fushen e financave.

Mbase zoti Shaqiri ka punuar me financat e LSI dhe kete mund te kete pasur parasysh kryetari ne distance i LSI, Presidenti Meta, kur e ka propozuar. Por e para s’ka te dhena publike per kete aktivitet dhe e dyta edhe sikur te na i vinte ne dispozicion keto te dhena LSI-ja, prapeseprape kjo nuk do ta zgjidhte problemin kushtetues te kandidatures. Madje mund ta komplikonte ate.

Natyrisht ky eshte thjesht nje opinion personal juridik, po per sa i takon Komisionit te Ligjeve e shoh realisht te pamundur driten jeshile per zotin Shaqiri. Per te cilin kam respekt per si e ka drejtuar SHISH-in ne kohen kur qeverisnin zoti Berisha bashke me zotin Meta. Nderkohe eshte shqetesues fakti se ne menyre te perseritur, per te disaten here radhazi, Presidenti Meta po manifeston nje mungese te theksuar vullneti per ta lexuar shqip Kushtetuten e Republikes se Shqiperise. Ky po qe eshte nje problem edhe me i madh se sa pamundesia per t’i dhene OK kandidatures se keshilltarit te tij”.

SHKARKO APP