PAA falënderon Komisionin e Venecias: Rama po tenton të vendosë diktaturën kryeministrore

Partia Agrare Ambientaliste falënderon Komisionin e Venecias për raportin e tij ku denoncohet keqqeverisja dhe antikushtetutshmëria e akteve të qeverisë, duke theksuar se Edi Rama po tenton të vendosë diktaturën kryeministrore.

“Rama po tenton të vendosë diktaturën kryeministrore! PAA falënderon Komisionin e Venecias për ndihmën e tyre për të ndalur diktaturën e Ramës dhe për të respektuar ndarjen, balancën dhe kontrollin e tre pushteteve. Presidenti amerikan Jefferson paralajmëron se “kur populli ka frikë nga qeveria kjo është tirani”. Tirania e Ramës vërtetohet nga (i) tre ligjet anti antikushtetues të hedhura poshtë nga Venecia; (ii) tendencat për të shkarkuar në mënyrë jo Kushtetuese presidentin – këtë e bëjnë vetëm diktatorët që kërkojnë të gjitha pushtetet (iii) nënshtrimi i Kuvendit të Shqipërisë që nuk ka mbrojtur kushtetutën por e ka shkelur rëndë atë duke miratuar ligjet dhe proçeset antikushtetuese; (iv) nënshtrimi i gjithë juristëve në Kuvend të cilët për frikë apo besnikëri të verbër partiake  kanë miratuar ligje antikushtetuese, kjo do të mbetet një njollë e zezë morale e profesionale për këta juristë dhe (v) dështimin e tij për menaxhimin e pandemisë gjatë dhe pas saj. Rama po e fsheh me dhunë psikologjike dhe shtetërore kundër popullit të tij kur kërcënon rikthimin e mbylljes së plotë.

Ky kërcënim vrau që në fazën embrionale shpresën dhe përkushtimin e shqiptarëve për tju kthyer normalitetit.

PAA i apelon opinionit publik të angazhohet për të ndalur tiraninë e Ramës. Shqiptarët meritojnë të jetojnë të lirë. Shqiptarët duhet të bashkohen kundër diktaturës kryeministrore të Ramës”, deklaroi dje në reagimin e saj, PAA që drejtohet nga Agron Duka.

SHKARKO APP