Padia e LSI për 25 prillin, Kryemadhi: Do ti shkojmë deri në fund zbardhjes së të vërtetës
Lëvizja Socialiste për Integrim, sot depozitoi padinë e parë për 25 prillin dhe lidhet me përsëritjen e zgjedhjeve në qarkun e Gjirokastrës. Vetë kryetarja Monika Kryemadhi, thotë se do ti shkojnë deri në fund zbardhjes së të vërtetës.
Postimi i plotë
Grupi i juristëve i angazhuar pranë LSI për çështjet zgjedhore, dorëzoi sot ankimimet e para për procesin e 25 Prillit. Kështu do të vazhdojnë me radhë, në respekt të afatit ankimor, për të gjitha problematikat e evidentuara. Me vigjilencë dhe qetësi, ti shkojmë deri në fund zbardhjes së të vërtetës. E vërteta e 25 Prillit është brenda tek kutitë.