Padia e Ramës për Haradinaj, Basha: Perversitet i shëmtuar anti-kombëtar

Kreu i PD-së Lulzim Basha e cilëson padinë e kreut të qeverisë Edi Rama ndaj kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj si një turp kombëtar.

Në një reagim në ashpër në Facebook, Basha shprehet se ky akt i kryeministrit Edi Rama merion përbuzjen e gjithë shqiptarëve.

“‪Pseudo-padia e Edi Ramës ndaj kryeministrit të Kosovës është një perversitet i shëmtuar anti-kombëtar. Është turp i pakapërdishëm që Ramush Haradinaj, pas gjakut të tij dhe familjes së tij për çlirimin e Kosovës, pas betejave me akuzat e montuara të Beogradit, të përballet me pasojat e degjenerimit dhe vasalitetit të Edi Ramës.  Ky akt i ulët që na turpëron të gjithëve meriton refuzimin dhe revoltën legjitime ndaj një kryeministri të dështuar fund e krye dhe ndaj falimentimit të tij politik dhe moral para Shqipërisë dhe mbarë kombit shqiptar”,- deklaron kreu i PD-së, Lulzim Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?