Paga minimale, biznesi fason me Tabakun: Duhet rritur fasha e taksimit

Biznesi fason e ka kuptuar që rritja e pagës minimale nuk është një rritje reale e pagës dhe nuk ka asnjë efekt pozitiv as për punonjësit dhe as për sipërmarrësit.

Në një takim me kandidaten për deputete të PD-së në Tiranë, Jorida Tabaku, përfaqësues të fasionerive thanë se për të qenë efektive rritja e pagës minimale duhet të rritet edhe fasha e taksimit.

“Nëse duam të rrisim pagën dhe të rrisim një standart jetese, që mbase momenti nuk është i duhuri, por nëse duam të bëjmë një gjë të tillë, ju thuhet që duhet të rritim edhe fashën e taksimit. Edhe mbrojtjen. Sepse një rritje e tillë, në momentin që rritet, krahas saj rritet edhe sigurimi dhe taksa gjithmonë është në rritje, do të thotë që ata nuk e ndiejnë këtë rritje dhe në këtë rast është duke u rënduar dhe punonjësi dhe punëdhënësi”.

Një tjetër shqetësim kryesor për këtë industri është likuiditeti. Tabaku tha se për këtë qëllim me qeverinë e Partisë Demokratike rimbursimi i TVSH-së do të jetë automatik.

Tabaku: Nuk keni likuiditet, sepse mallrat që hyjnë, importi, eksporti tek juve kanë një fitim aq të ulët kosto për njësi, saqë juve nuk ju del që ta mbuloni. Ndoshta mund ta kesh dëgjuar shumë herë, por rimbursimi automatik i TVSH-së, do të jetë primare. Kur e bën Kosova, pse mos ta bëjmë ne?! Fasonët shpresojnë te taksa e sheshtë, me qëllim që kjo industri të ringjallet.

Përfaqësuesit e fasonerive shpresojnë te taksa e sheshtë me qëllim ringjalljen e kësaj industrie.

SHKARKO APP